Shqipe Mehmeti-Selimi është një nga figurat e shumta që bartin me vete dy histori: atë të luftës dhe atë të politikës.
Bashkëshorte e Rexhep Selimit, ish-komandant i UÇK-së dhe politikan i njohur, ajo ka krijuar gjithashtu identitetin e vet publik – si veterane e luftës dhe si deputete e Lëvizjes Vetëvendosje.
Shqipe Mehmeti-Selimi ishte vetëm 14 vjeç kur iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Fillimisht shërbeu në Zonën Operative të Drenicës, përkrah babait të saj, Fatmir Mehmetit, e më vonë në Zonën Operative të Karadakut. Vetë ajo ka treguar se vendimi për t’u bërë pjesë e luftës nuk ishte thjesht guxim rinor, por vazhdim i traditës familjare për rezistencë.
Pas luftës, Shqipe Mehmeti-Selimi vazhdoi shërbimin në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) ku mbante gradën Kapiten, për të kaluar më pas në strukturat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) si oficere në Akademinë e Mbrojtjes.
Që nga viti 2010 është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, ku kontribuoi në degën e Bregut të Diellit në Prishtinë dhe më vonë në Komitetin për Mbrojtje dhe Siguri. Në vitin 2021 u zgjodh për herë të parë deputete e Kuvendit të Kosovës.
Në mandatin e saj të dytë si deputete, Shqipe Selimi nëgushtin e vitit 2025 ngjalli reagime të shumta kur doli se nuk ka marrë pjesë në votimin e Donika Gërvallëspër kryetare të Kuvendit.
Deputetja e VV-së nuk votoi Gërvallën shkaku i dy postimeve të saj në vitin 2020 kur e lidhi bashkëshortin Rexhep Selimi me botën e krimit.