Hetuesit e stacionit policor në Ferizaj kanë arrestuar të dyshuarin B. T., 28 vjeç, i cili gjatë periudhës 1 korrik – 19 gusht 2025 dyshohet se ka kryer disa vjedhje në banesa dhe objekte banesore në qytet.
Nga hetimet është vërtetuar se i dyshuari ka vjedhur dy trotinete elektrike dhe dy biçikleta, me vlerë totale prej rreth 4.220 €, të cilat më pas i kishte shitur personave të tjerë duke i informuar se ishin të vjedhura. Sendet e sekuestruara do t’u kthehen pronarëve ligjorë.
Ndërkohë, ndaj dy personave të tjerë, G. B., 33 vjeç dhe B. H., 25 vjeç, është inicuar rasti penal “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara nga vepra penale”, pasi ata kanë pranuar se ishin në dijeni për origjinën e tyre.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari B. T. është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore.