Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja ka pritur sot figura të rëndësishme të Partisë Demokratike të Kosovës: Sekretaren e Përgjithshme, Vlora Çitaku, deputetin Abelard Tahiri, si dhe deputetët Përparim Gruda dhe Rashit Qalaj, shkruan Demos.
“Përkrahja e tyre më jep motivim shtesë dhe besim të palëkundur se Lipjani do të kthehet aty ku e ka vendi, në hartën e zhvillimit, dinjitetit dhe qeverisjes së mirë.
Ky është momenti për të zgjuar energjinë e qytetarëve tanë, për t’i dhënë fund stagnimit dhe për të ndërtuar një të ardhme me vizion të qartë. Me përkrahjen tuaj, më 12 tetor do të vulosim fitoren dhe do ta rikthejmë qeverisjen në duart e qytetarëve!”, ka shkruar mes tjerash Buja.
Postimi i plotë:
Pata kënaqësinë të mirëpres në Lipjan figura të rëndësishme të Partisë Demokratike të Kosovës: Sekretaren e Përgjithshme, znj. Vlora Çitaku, deputetin Abelard Tahiri, si dhe deputetët Përparim Gruda dhe Rashit Qalaj.
Takimi ynë ishte jashtëzakonisht produktiv dhe frytdhënës. Diskutuam konkretisht për organizimin dhe hapat që do të ndërmarrim drejt një fitoreje të sigurt në zgjedhjet e 12 tetorit 2025.
Përkrahja e tyre më jep motivim shtesë dhe besim të palëkundur se Lipjani do të kthehet aty ku e ka vendi, në hartën e zhvillimit, dinjitetit dhe qeverisjes së mirë.
Ky është momenti për të zgjuar energjinë e qytetarëve tanë, për t’i dhënë fund stagnimit dhe për të ndërtuar një të ardhme me vizion të qartë. Me përkrahjen tuaj, më 12 tetor do të vulosim fitoren dhe do ta rikthejmë qeverisjen në duart e qytetarëve!