Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Sekretari parlamentar gjerman: Gjermania pret një qeveri të qëndrueshme në Kosovë

    22/08/2025 17:12
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Sekretari Parlamentar i Shtetit në Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë, Johann Saathoff, deklaroi të premten në një konferencë për media në Prizren se për Gjermaninë është thelbësore që Kosova të ketë një qeveri stabile dhe partnerë të besueshëm për bashkëpunim.

    “Sa i përket situatës së formimit të qeverisë në Kosovë, mund të them vetëm se për ne si Republikë Federale e Gjermanisë është e rëndësishme të bashkëpunojmë me një partner në stabilitet. Do të thotë, për ne është e rëndësishme të kemi edhe bashkëbisedues të besueshëm. Në shoqërimin e përbashkët të rrugës drejt Bashkimit Evropian është patjetër e rëndësishme që të krijohet një qeveri e besueshme, me të cilën mund të bashkëpunojmë në partneritet dhe të vazhdojmë punën tonë së bashku. Do të ketë ende disa sfida në të ardhmen, të cilat ne dëshirojmë t’i përballojmë së bashku”, tha ai.

    Sekretari parlamentar gjerman, Johann Saathoff, mbajti konferencën për media në Prizren, ku më parë gjatë ditës vizitoi Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në këtë qytet.

    Vizita e tij zhvillohet në kuadër të mbështetjes gjermane për nisma zhvillimore në vend.

    Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Kosovë, Saathoff do të zhvillojë takime me përfaqësues të qeverisë dhe do të vizitojë projekte që mbështeten nga Qeveria gjermane.

    Sipas njoftimit të ambasadës, kjo vizitë nënvizon angazhimin e vazhdueshëm të Gjermanisë për të nxitur rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunimin dypalësh.

    Artikuj të ngjashëm

    Shefi i NATO-s: Duhen garanci të forta sigurie që Rusia kurrë më mos të guxojë të prekë asnjë kilometër

    Van Damme reagon për shokun shqiptar që iu vra në Belgjikë – bën shqiponjën me duar në shenjë respekti

    Gruda: Pushteti po tallet me qytetarët, bllokada e institucioneve vjen nga vetë ta

    Të Fundit

    Shefi i NATO-s: Duhen garanci të forta sigurie që Rusia kurrë më mos të guxojë të prekë asnjë kilometër

    Van Damme reagon për shokun shqiptar që iu vra në Belgjikë – bën shqiponjën me duar në shenjë respekti

    Sekretari parlamentar gjerman: Gjermania pret një qeveri të qëndrueshme në Kosovë

    Gruda: Pushteti po tallet me qytetarët, bllokada e institucioneve vjen nga vetë ta

    Lista Serbe ankohet në PZAP për vendimin e KQZ-së për moscertifikim

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.