Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë përditësimin e fundit rreth gjendjes në pikëkalimet kufitare.
Aktualisht pritje më të gjata ka në dalje të pikave kufitare Merdare, Jarinje dhe Muçibabë.
Në Merdare, kolona ka arritur në 600 metra, teksa pritjet po zgjasin deri në 1 orë e 20 minuta.
Kolona në Jarinje është 200 metra, e pritjet deri në 40 minuta.
Në Muçibabë pritjet janë 30 minuta, e kolona 250 metra.
Teksa tek Dheu i Bardhë, kolona është 250 metra e pritjet 25 minuta.