Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vuçiq fton protestuesit në debat publik mes tensioneve dhe akuzave për dhunë

    22/08/2025 15:08
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ftuar përfaqësuesit e protestuesve në një debat publik, që mund të mbahej përpara të gjitha televizioneve dhe portalet.

    Ai këtë ftesë e bëri publike përmes një videoje në Instagram.

    Studentët e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Beogradit iu përgjigjën thirrjes së Vuçiqit, duke thënë se me presidentin e Serbisë do të bisedojnë vetëm kur ai të shpallë zgjedhje të reja.

    “Është e qartë se nuk ka përgjigje ndaj revoltës së popullit, prandaj tani do të flasë me ne, të cilët prej muajsh na quan terroristë. Për vizionet dhe programet për të ardhmen do të debatojmë gjatë fushatës parazgjedhore, kur të shpallë zgjedhje”, thanë studentët.

    Në Serbi, për më shumë se nëntë muaj po mbahen protesta, ku kërkesa kryesore është përcaktimi i përgjegjësisë për vdekjen e 16 personave në shembjen e strehës prej betoni në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad.

    Studentët, që udhëheqin protestat, i konsiderojnë zgjedhjet e reja si hap të pashmangshëm, pasi “shteti nuk ka bërë asgjë lidhur me përgjegjësinë për tragjedinë” në Novi Sad.

    Ndërkohë, pushteti në Serbi ka refuzuar që të shpallë zgjedhje të parakohshme.

    “Ftoj përfaqësuesit e lëvizjes së bllokadës në një bisedë dhe debat publik mbi vizionet, të flasim për planet dhe programet tona për të ardhmen dhe që së bashku të dënojmë dhunën në rrugët tona”, tha Vuçiq në videon e publikuar më 22 gusht.

    Presidenti serb tha se protestat po zgjasin tash e nëntë muaj dhe se “një pjesë e njerëzve në vendin tonë duan ndryshime”.

    “Së pari këto u paraqitën si kërkesa për drejtësi, e më pas hapur filluan të flasin për ndryshime politike dhe për kërkesa për zgjedhje, edhe pse më parë i mohonin. Pavarësisht gjithçkaje të keqe që mendoj për kërkesat e tyre, besoj se është shumë e rëndësishme të dëgjojmë njëri-tjetrin. Mendoj se është me rëndësi vendimtare që të rifillojmë dialogun në Serbinë tonë”, theksoi Vuçiq.

    Ai nënvizoi se në periudhën e kaluar është përpjekur t’i dëgjojë kundërshtarët e tij politikë, por pranoi se nuk e ka bërë gjithmonë këtë gjë sa duhet.

    “E pranoj këtë si gabim timin, por jam i gatshëm të mos flasim për dhunën në rrugë, sepse neve nuk na nevojitet asnjë luftë civile, as përplasje e dhunë. Dua të flasim për të ardhmen e Serbisë. Të gjithë së bashku, sepse kjo është më e mira për Serbinë tonë”, u shpreh ai.

    Prandaj, siç tha Vuçiq, “propozoj dhe ofroj bisedë e debat në të gjitha televizionet dhe portalet tona, me përfaqësues legjitimë, të cilët ata i zgjedhin vetë”.

    “Kur them ata, mendoj për përfaqësuesit e lëvizjes studentore bllokuese – profesorë, politikanë, studentë… Të hyjmë në dialog, në debat me ata që mendojnë ndryshe. Ata kanë të drejtë ta kërkojnë këtë nga presidenti i tyre, përfshirë edhe zgjedhjet”, tha presidenti i Serbisë.

    Sipas tij, qëllimi është që “së bashku të përpiqemi të gjejmë zgjidhjet më të mira të mundshme për vendin tonë dhe të paraqesim programet tona”.

    “Ka ardhur koha të tregojmë fytyrat e secilit prej nesh, por shumë më e rëndësishme se kjo është të tregojmë programet dhe të prezantojmë vizionet. Unë dua të bëjmë një garë vizionesh, një betejë për të ardhmen, ta zgjidhim këtë me dialog e bisedë, ashtu siç do të donte çdo qytetar i vendit tonë. Pa përplasje dhe pa dhunë. Të rindërtojmë shtetin, ta kthejmë në pozitën e duhur ku ishte para nëntë muajsh”, deklaroi Vuçiq.

    Në fund të video-adresimit ai tha se beson se do të japë gjithçka nga vetja për të treguar respekt, por se dëshiron që të dëgjohet edhe pala tjetër.

    “Kjo është oferta ime, më shumë se e drejtë. Dua të hyj në debat dhe dua që të dyja palët të paraqesin vizionin dhe planet e tyre. Për Serbinë, në këtë moment, kjo është gjëja më e rëndësishme. Më pas qytetarët do të kenë mundësinë të shohin se cili vizion është real dhe i vërtetë”, tha presidenti serb.

    Ndërkohë që në Serbi po vazhdojnë protestat, ditët e fundit janë intensifikuar sulmet e përkrahësve të Partisë Progresive Serbe (SNS) të Vuçiqit kundër protestuesve në qytete të ndryshme të vendit.

    Lidhur me raportimet për përdorim të tepruar të forcës nga policia serbe – veçanërisht ndaj të miturve, gazetarëve dhe grave, përfshirë rastin kur një polic e kërcënoi një studente të ndaluar me përdhunim – ka reaguar edhe Komisionarja për Mbrojtjen e Barazisë në Serbi, Brankica Jankoviq.

    Ajo ka kërkuar që dhuna të ndalet dhe u ka bërë thirrje pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme që të trajtojnë të gjithë qytetarët në Serbi në mënyrë të barabartë./REL/

    Artikuj të ngjashëm

    Publikohen pamjet nga momenti kur Vuçiq mezi qëndron në këmbë, Mojsiloviq i del në ndihmë

    Pamje shqetësuese nga Serbia – Policia godet protestuesit me shkopinj dhe shkelma

    Kasapi i Ballkanit e portretizoi Thaçin në Hagë si armikun numër një të tij dhe të Serbisë

    Të Fundit

    Kaq po presin mërgimtarët për të dalë nga Kosova

    Vuçiq fton protestuesit në debat publik mes tensioneve dhe akuzave për dhunë

    Zyrtarë të PDK’së i shkojnë për vizitë Shukri Bujës, Tahiri: Personalitet i dëshmuar, do ta qeverisë Lipjanin pas 12 tetorit

    Sveçla: Ne po i zbatojmë rregullat, opozita të flasë vetë 

    Regjistrohen mbi 13 mijë votues jashtë Kosovës për votim me postë në Zgjedhjet Lokale, këto janë statistikat sipas komunave

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.