Donika Gërvalla është pyetur nga gazetarët nëse i ka rënë pishman rreth vlerësimeve për ish-shefin e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, që dikur e quante ‘pjesë të bandave kriminale’.
“Për asnjë për të akuzuarit e Hagës unë nuk komentoj. Ata ndodhen në një situatë krejt tjetër. As për zotin Selimi, as për zotin Thaçi, as për zotin Veseli, as për zotin Krasniqi.
Jam ende minister e jashtme dhe gjëja e fundit që bëj, është të jap vlerësimë për njerëzit që janë në Hagë”, tha ajo.
Ajo tha se nuk është dëshmitare në Hagë dhe se ‘do të ndërmarrë hapa ligjorë ndaj atyre që thonë ndryshe’.
“Emrat edhe kontributi në luftë, nuk e arsyeton asnjë gabim që bëjmë gjatë kohës së lirisë.
Absolutisht, mos i përzieni. Nuk ka asnjë person publik i cili më hapur dhe me një kosto më të lartë politike nuk është angazhuar për vrasjet e pasluftës.
Gjykata Speciale në Hagë, e ka përmbyllur marrjen e dëshmitarëve. Pyetni avokatët e të akuzuarve, në cilën fletë, në cilën dëshmi, figuron emri im.
Sot e tutje do të marr hapa ligjor kundër secilit që pretendon publikisht që unë kam dërguar dëshmi në Hagë apo jam dëshmitare në Hagë”, tha Gërvalla.
“Ata që më sulmojnë si anti-UÇK, të kenë kujdes, së unë kur kam kontribuar në luftën çlirimtare, disa prej tyre kanë qenë duke pirë qumësht”- tha Gërvalla.