Nesër do të varroset Cen Brahimaj që vdiq në aksidentin tragjik që ndodhi dje pasdite në fshatin Jabllanicë të Gjakovës
Lajmi u bë i ditur nga familjarët e viktimës.
Njoftimi i plotë:
Njoftim Mortor
Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se u nda nga jeta djali i axhës sonë, Cen Ibish Brahimaj.
Varrimi do të bëhet nesër, ditë e shtune, më 23.08.2025, në ora 17:00, në fshatin Shqiponjë (ish-Jabllanicë).
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës.
Lahi Brahimaj dhe familja Brahimaj