Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Pse u la Kosova jashtë Marrëveshjes së Daytonit?

    22/08/2025 09:17
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Mbrëmë u diskutua 30-vjetori i Marrëveshjes së Paqes për Bosnjë dhe Hercegovinën, e njohur si Marrëveshja e Daytonit, dhe pse u la jashtë saj Kosova.

    Gazetari Melazim Koci deklaroi se ka qenë fat i madh që Kosova nuk ka qenë e pranishme, e as e përfshirë në konferencën e Daytonit.

    Në atë kohë, sipas gazetarit ka dominuar një zhgënjimi i madh pse Kosova u la jashtë. Por, ky zhgënjim, thotë Koci, se nuk ka pasur vend, pasi sipas tij, maksimumi që do të mund të përfitonte vendi do ishte një entitet brenda Serbisë.

    “Më kujtohet që ka pasur zhgënjim kur u arrit marrëveshja e Daytonit e u la jashtë Kosova. Por ai zhgënjim nuk ka pasur vend sepse gjendja faktike në Kosova ka qenë tjetër, ka qenë e okupuar në tërësi. Maksimumi që ka mund të fitoj Kosova në atë kohë nëse do futej në Dayton, do ishte një entitet si në Bosnjë brenda Serbisë. Prandaj mendoj se ka qenë rrethanë e favorshme që nuk kemi qenë të pranishëm në Dayton”, tha Koci, në “Rubikon” në Klan Kosova, transmeton Periskopi

    Nga ana tjetër, historiani Lulzim Nika, ka theksuar se kokëfortësia e ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviqit që Kosova të mos jetë pjesë e Daytonit, i është kthyer boomerang.

    “Në këtë kontest edhe vet historia më vonë e dëshmon se ndoshta mos prezenca dhe kokëfortësia e Millosheviqit, që Kosova të mos jetë pjesë e Daytonit, i është hakmarrë vetë Millosheviqit. Rrethanat ndërkombëtare të më vonshme dhe krijimi i shtetit të Kosovës, në ato rrethane me një Rusi të dobët, ishte një bombë atomike për interesat sllave, sidomos ruso-sllave në Ballkan. Ka qenë orë historike për shqiptarët”, tha Nika.

    E opinionisti Rrahman Paçarizi, shtoi më shumë rreth injorimit të Kosovës në konferencën e Daytonit. Sipas tij, brenda vendit kishte pasur edhe interpretime tjera se kjo kishte ardhur si pasojë e refuzimit të klasës politike të atëhershme për të marrë pjesë në zgjedhjet e Serbisë.

    “Mospërfshirja e Kosovës në Dayton ishte pritur me dëshpërim në atë kohë, kryesisht me dëshpërim të madh nga shumica e njerëzve, dhe është interpretuar si një lënie pas dore e Kosovës nga aleatët ndërkombëtar të cilët ishte investuar shumë. Madje ishte interpretuar edhe se ky injorim ishte pasojë e refuzimit të klasës politike të atëhershme të Kosovë, të prirë nga Ibrahim Rugova për të marrë pjesë në zgjedhjet e Serbisë sepse i kërkohej të merrte pjesë për të demokratizuar Serbinë”, tha Paçarizi.

    Paçarizi po ashtu theksoi se Kosova kishte përfituar në këtë situatë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kishin vendosur që ta merrnin nën përkujdesje për ta largonin përfundimisht nga Serbia

    Ndërsa historiani Azdren Shala, lidhur me pozicionin e Kosovës pasi ishte lënë jashtë marrëveshjes së Daytonit, deklaroi se ka qenë fat që shqiptarët kanë qenë të pafuqishëm me bë luftë.

    “E mira e shqiptarëve si populli më i dobët, më i pafuqishëm në Ballkan me bë luftë aq më pak paqe është se ndërkombëtarët kur vinë këtu me marrëveshje nominalisht e quajnë negociatë, por ata nuk negociojnë me ne. Ata të njoftojnë”, tha Shala.

    Artikuj të ngjashëm

    KFOR-i intervenoi në shuarjen e zjarrit në Mamushë

    KFOR-i letonez dhe hungarez zhvillojnë trajnime të përbashkëta kundër sulmeve me zjarr dhe turmave

    Barduani dhe Kajari flasin për angazhimin e kontingjentit hungarez në KFOR

    Të Fundit

    Vr*u gruan në Greqi, ja kush është shqiptari, arriti t’ia mbathte pas ngjarjes së rëndë

    U përplas nga një makinë në Pogradec, vdes e moshuara rrugës për në spital

    Arrestohet në Prizren një i kërkuar me mbi 3 vjet burgim për vjedhje

    Digjet një veturë në Zveçan, dyshohet se ndodhi nga instalimi elektrik 

    Murati që sot u propozua për kryeparlamentar, dikur veteranët e UÇK-së i krahasonte me mercenarë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.