Në dasmën madhështore të Engjëllushes, Elira, mbesa e këngëtares së njohur Shyhrete Behluli, u shfaq për herë të parë krah për krah me partnerin e saj, Albin, një prej djemve të familjes së njohur e të suksesshme Humolli.
Ky ishte momenti kur çifti vendosën të zyrtarizojnë lidhjen e tyre disa vjeçare para publikut.
Pas kësaj daljeje të parë publike, Elira dhe Albi kanë zgjedhur ta kalojnë kohën bashkë në një nga destinacionet më romantike dhe luksoze të Evropës – në Cannes të Francës.
Dyshja po shijojnë pushimet nën rrezet e diellit mes atmosferës magjike të rivierës franceze, duke ndarë edhe foto të veçanta pranë njëri-tjetrit.
Elira dhe Albi duken më të lumtur se kurrë së bashku.