Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka folur për mënyrën se si është pritur kandidimi i tij brenda partisë dhe nga kolegët e tij.
Çeku është pyetur edhe për reagimin e deputetit Mefail Bajqinovci, i cili vjen nga Prishtina dhe për të cilin kishte pritje se do të ishte kandidati i Kurtit për kryeqytetin.
Çeku ka deklaruar se mbështetja e Bajqinovcit është vendimtare për të dhe se kjo i jep atij siguri të plotë për fitore në zgjedhjet lokale në Prishtinë.
“Me mbështetjen e Mefit, unë fitoren e kam të sigurt në Prishtinë. Jemi në terren gjatë gjithë kohës, dhe nuk ua merr mendja çfarë deputeti i jashtëzakonshëm në komunikimin me qytetarë është Mefail Bajqinovci”, ka deklaruar Çeku në Pressing.