Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar për vdekjen e Cen Ibrahimajt, i cili u vetaksidentua sot në Jabllanicë të Gjakovës, shkruan Demos.
“I prekur nga lajmi për ndarjen tragjike nga jeta të Cenë Ibish Brahimajt, i cili humbi jetën sot në një aksident trafiku.
Në këto momente të rënda, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Brahimaj, duke u uruar forcë për ta përballuar këtë dhimbje”, ka shkruar mes tjerash Haradinaj.