Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    E vrau viktimën për hakmarrje, caktohet seanca fillestare për zyrtarin policor Festim Ramadani

    21/08/2025 14:41
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Të hënën (18) gusht, Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, ngriti aktakuzë ndaj zyrtarit policor, Festim Ramadani dhe një personi tjetër për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Vrasja e rëndë”, rast ky që ndodhi më 16 gusht 2024, në Ferizaj.

    Dosja zbulon se i akuzuari me dashje dhe me qëllim të hakmarrjes lidhur me disa dyshime brenda familjes, e ka qëlluar me breshëri plumbash viktimën, duke e lënë të vdekur në vend.

    E për këtë rast tashmë është caktuar seanca fillestare ndaj Ramadanit dhe të dyshuarit tjetër Jeton Misini.

    Gjykata Themelore në Ferizaj ka njoftuar seanca është caktuar për datën 28 gusht 2025, duke filluar nga ora 09:30.

    Sipas dosjes së aktakuzës, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Festim Ramadani, më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e restorantit “Fron Palace”, në fshatin Bibaj të komunës së Ferizajt, gjatë një ceremonie martesore, “me dashje dhe paramendim, me qëllim hakmarrjeje për motive të pretenduara familjare të pabazuara dhe të pakonfirmuara juridikisht, në prani të dhjetëra personave, përfshirë të mitur, me armë zyrtare automatike të policisë, me dashje dhe qëllim të privimit nga jeta, me breshëri plumba shtien në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar nga jeta”.

    Madje, thuhet se si pasojë e të shtënave është rrezikuar seriozisht edhe siguria e personave tjerë të pranishëm në atë moment.

    Kështu, Festim Ramadani thuhet se kreu veprën penale të “Vrasjes së rëndë”.

    Kurse Jeton Misini akuzohet se me dashje e ka ndihmuar policin në privimin nga jeta të viktimës S.S., ashtu që i pajisur me mjet të forta, ka mbrojtur perimetrin e sulmit dhe ka parandaluar çdo ndërhyrje, në mënyrë që Ramadani të realizonte pa pengesë veprën penale të vrasjes së rëndë.

    Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur të shpallen fajtorë për veprat penale për të cilat akuzohen dhe të dënohen sipas ligjit. /KlanKosova/

    Artikuj të ngjashëm

    Deklarohet i pafajshëm i akuzuari se bëri thirrje për t’iu bashkuar luftës për xhihad

    Nesër shpallet aktgjykimi për Sllavisha Filiqin, i akuzuar për zhdukjen e doktor Hafir Shalës

    Dalin nga Gjykata pesë zyrtarët policorë në Lipjan

    Të Fundit

    Burri i Albulena Haxhiut-shoqerisë civile: Nuk o mirë me u zgërthi, veç sa për fonde që ua jep dikush

    Histori prekëse – Kadri Mahmuti gjen vajzën e tij pas shumë vitesh, falë një emisioni televiziv gjerman

    Kandidati i PDK-së për kryetar të Deçanit nuk certifikohet nga KQZ-ja për zgjedhjet e 12 tetorit

    Shqipëria modernizon ushtrinë me mjetet e blinduara ‘LMV2’

    Sekretari Parlamentar i Gjermanisë viziton Kosovën

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.