Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    “Sot e kam për detyrë të jem në anën e UÇK-së”- Thënja e Rexhep Selimit në Hagë që aktualizohet pas mosvotimit të Donika Gërvallës nga Shqipe Selimi

    21/08/2025 13:36
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi-Mehmeti, që është bashkëshortja e Rexhep Selimit, nuk e ka votuar sot Donika Gërvallen për kryetare të Kuvendit të Kuvendit, shkruan GAZETADEMOS.

    Arsyet e mos-votimit i tregoi vet deputetja ku tha se kjo ka të bëjë me një postim të Gërvallës të datës 7 shkurt dhe 25 mars 2020.

    Në këtë postim Gërvalla e quante Rexhep Selimin ““Figurat e botës së krimit”.

    Shqipe Selimi e konfirmon: Nuk e votova Donika Gërvallën për shkak të postimeve të saj kundër Rexhep Selimit

    Por ja se çka kishte deklaruar Ish-eprori i UÇK-së, Rexhep Selimi, në Speciale për ludtën e UÇK-së.

    “E di që  ndoshta këtu nuk është moment e as vendi që të flas për legjitimitetin e kësaj gjykate, duke e ditur se këtë gjykatë e ka themeluar Kuvendi i Kosovës. Dua të theksoj se unë si deputet I atij kuvendi e pata kundërshtuar themelimin e kësaj gjykate jo si shprehje kundër drejtësisë, por përkundrazi donim që drejtësia të bëhej nga institucionet e Kosovës në Kosovë. Më lejoni t’u kujtoj se pasi që Kosova shpalli pavarësinë Serbia e pati paditur në Gjykatën Ndërkombëtarë lidhur me pretendimet për shpalljen e pavarësisë vendimi i asaj gjykate ishte në favor të Kosovës dhe i dha legjitimet pavarësisë së Kosovës. Vetëm pak muaj më vonë, Serbia përmes senatorit Dick Marty nxorën një raport si kundërpeshë ndaj vendimi të kësaj gjykate dhe ndaj pavarësisë së legjitimuar të Kosovës, prandaj mendoj se s’duhet të ngrihej një gjykatë me synime anti-shqiptare dhe anti-Kosovë.

    Kjo gjykatë është një fakt dhe këtu s’jam si deputet që e kam kundërshtuar, por jam si luftëtarë i UCK-së dhe një nga themeluesit e saj, përballë një aktakuze të ngritur nga prokuroria dhe të konfirmuar nga ju, I vetëdijshëm për rëndësinë dhe seriozitetin e kësaj çështje. Rolet këtu i keni të ndara, jemi palë të ndryshme, por ju lutem më bëni të besoj se poashtu qëllimi i të gjithë neve do të jetë drejtësia, mbi të gjitha e vërteta. E pash aktakuzën e ngritur nga ana e prokurorisë, ishte një aktakuzë e rëndë, voluminoze e mbi të gjitha shumë e padrejtë, e pasaktë e padrejtë ndaj meje, por edhe ndaj luftës së popullit dhe shtetit prej nga vi unë. Ky proces do të dëshmojë se ne ishim një popull i shtypur që luftuam për liri, luftë e drejtë e çlirimtare, me qëllime të drejta e fisnike, bëmë një luftë të pastër e të drejtë dhe e tillë do të jetë edhe pas këtij procesi. Secili që ka dyshime do të bindet se as unë e as UÇK, s’kemi të bëjmë asgjë me krime e as me ndërmarrje të përbashkët kriminale siç cilësohemi padrejtësisht në këtë aktakuzë. Po unë kam luftuar kundër Serbisë, kundër Serbisë okupatore, kundër asaj që i solli vec të këqija vendit. Vrasje, dëbime, dhunë, shfarosje e spastrim etnik e gjenocid ka bërë Serbia në Kosovë. Prandaj unë e kam bërë vetëm detyrën time si qytetar, unë jam vec një çlirimtar. Që luftën për liri e kam nisur me Adem Jasharin dhe e kemi përfunduar me Gjeneralin Clark e NATO-n. Sot e kam për detyrë e nder të jem në anën e UÇK-së dhe të aleatëve të kësaj ushtrie, kjo më takon ta bëj dhe do ta bëj. Drejtësia e mbi të gjitha e vërteta duhet të jenë mbi të gjithë neve ktu, edhe të prokurorisë. E juaja është e do të jetë qëllimi im parësor në këtë proces gjyqësorë”- tha Selimi para Gjykatës në Hagë.

    Artikuj të ngjashëm

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

    Olluri: Kurti e ka harruar Rexhep Selimin, bashkëshortja e tij ka hatërmbetje me VV-në

    Specialja ua vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit

    Të Fundit

    Kandidati i PDK-së për kryetar të Deçanit nuk certifikohet nga KQZ-ja për zgjedhjet e 12 tetorit

    Shqipëria modernizon ushtrinë me mjetet e blinduara ‘LMV2’

    Sekretari Parlamentar i Gjermanisë viziton Kosovën

    Certifikimi i Listës Serbe, PDK-ja abstenon

    Mbledhja e KQZ-së: Kurteshi kundër certifikimit të Listës Serbe

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.