I pandehuri S.C. ka pranuar fajësinë për veprën penale “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”, për çka Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me gjashtë muaj burgim, dënim ky që mund të zëvendësohet me gjobë prej 1 mijë eurosh.
Lajmin e ka bërë të ditur Sistemi Prokurorial i Kosovës, duke theksuar se pas ngritjes së aktakuzës, gjykata ka aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë mes të pandehurit dhe Prokurorisë Speciale.
“S.C., akuzohej se në Komunën e Shtërpcës më 10.06.25, me dashje qëllimisht ka nxitur urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve entike në Republikën e Kosovës, përmes veprimeve publike të tij në një festë me karakter fetar.
Prokuroria Speciale është e përkushtuar në ndjekjen dhe hetimin e këtyre veprave penale, të cilat cenojnë rëndë vlerat demokratike dhe bashkëjetesën mes grupeve etnike që jetojnë në Republikën e Kosovë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë në Facebook.