Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se nga pesë të lënduar në aksidentin tragjik në fshatin Dollc të Klinës, njëri prej tyre vazhdon të marrë trajtim në repartin e Kirurgjisë.
Sipas njoftimit, katër pacientët e pranuar kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe janë lëshuar në gjendje stabile shëndetësore.
Postimi i plotë:
Komunikatë e dytë për aksidentin në fshatin Dollc të Klinës!
Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton opinionin publik se nga pesë pacientët e pranuar pas aksidentit trafiku në fshatin Dollc të Klinës, katër kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe janë lëshuar në gjendje stabile shëndetësore.
Një pacient tjetër vazhdon të trajtohet në repartin e Kirurgjisë, ku është nën kujdesin e ekipeve tona mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetë.