Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Dollc të Klinës, shkruan GazetaDemos.
Demos njofton se viktima e këtij aksidenti është 23-vjeçari, Sadik Muslija nga fshati Dujakë i Gjakovës, i cili ishte edhe djali i vetëm i familjes.
Si pasojë e këtij aksidenti, ku u përfshinë një veturë dhe një autobus të lënduar kanë mbetur 5 persona.