Të mërkurën rreth orës 18:10, njësitet patrulluese nga Drejtoria Rajonale Kufitare Lindje në bashkëpunim edhe me njësitë relevante policore kanë arritur që ta parandalojnë një rast të kontrabandës në fshatin Bugjenicë të Kamenicës.
Sipas njoftimit të PK-së, njësitë policore kanë ndaluar dy automjete të dyshuara me drejtues dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët kishin të ngarkuar mallra [çokollata], vlera orientuese e të cilave sipas çmimeve të tregut arrin rreth 2,500 euro (në sasi 4032 copë dhe 2240 copë) për të cilat të dyshuarit nuk posedonin dokumentacionin e nevojshëm ligjor.
Me urdhër të prokurorit kompetent është iniciuar rast për shkelje të ligjit “Kundërvajtje Doganore”, ndërsa mallrat e gjetura janë konfiskuar dhe i janë dorëzuar Doganës së Kosovës.