Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kandidatet e VV-së për kryeparlamentare, Gaxherri: Kurti po i shfrytëzon gratë

    21/08/2025 09:19
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla ishin dy të propozuarat e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit gjatë seancës të së mërkurës, e që asnjëra nuk mori votat për këtë post.

    Derisa Haxhiu mori gjithsej 57 vota për, Gërvalla mblodhi një më pak, pasi Shqipe Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit, nuk ngriti dorën për ta votuar bashkëpartiaken e saj.

    Në studion e “Ora Shtatë”, lidhur me këto zhvillime në Kuvendin e Kosovës diskutuan analistja Magbule Shkodra, gazetari Ardian Gaxherri, dhe gazetari Arlind Imeri.

    Sipas Shkodrës, është mirë që Lëvizja Vetëvendosje po zbaton aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese duke mos ndjekur propozimin e njëjtë për kryekuvendar/e.

    “Është mirë që dje u vazhdua seanca dhe Lëvizja Vetëvendosje po zbaton aktvendimin  e Gjykatës Kushtetuese, në kuptimin që i është përmbajtur asaj që nuk vazhdoi me propozimin e njëjtë, por e ndërroi propozimin. Por sikur të zbatohej aktgjykimi në plotni, ne do të kishim të zgjedhur dje kryeparlamentarin, sepse Lëvizja Vetëvendosje do të vepronte në kompromis, dhe në mirëbesim do të arrinte një marrëveshje me dikë, dhe do të votohej njëra kandidate”, tha Shkodra.

    Ndër të tjera ajo shton se VV në seancën e 22 gushtit, mund të propozojë Mimoza Kusari-Lilën për kryetare të Kuvendit.

    Gaxherri nga ana tjetër thotë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njëherësh kryetar i VV-së, i shfrytëzon gratë.

    “Albin Kurti i shfrytëzon gratë, sepse gratë janë krijesa e butë, meshkujt është më vështirë të përballen me gratë, është më vështirë me ua ngrit zërin ndaj tyre, sepse trajtojnë më me butësi më me finesë”, u shpreh Gaxherri.

    Me Gaxherrin u pajtua edhe gazetari Imeri, raporton Klankosova.tv.

    “Albin Kurti e shfrytëzon secilin njeri për aq kohë sa i nevojitet me shkel mbi të për pushtet. Ai nuk e ka problem me e shkel dhe me ia ulë dinjitetin secilit individ, derisa të arrijë qëllimin e tij për marrjen e pushtetit”, tha ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Musliu: Gërvalla nuk u refuzuar si vajza e Jusuf Gërvallës, ajo e ka pranuar bashkëpunimin me Specialen

    I pandehuri pranon fajësinë për nxitje të përçarjes, dënohet me 6 muaj burgim

    Nëse e shihni këtë person lajmëroni policin, ja se për çfarë po kërkohet

    Të Fundit

    Musliu: Gërvalla nuk u refuzuar si vajza e Jusuf Gërvallës, ajo e ka pranuar bashkëpunimin me Specialen

    I pandehuri pranon fajësinë për nxitje të përçarjes, dënohet me 6 muaj burgim

    Nëse e shihni këtë person lajmëroni policin, ja se për çfarë po kërkohet

    Aksidenti tragjik në Dollc, Spitali i Pejës jep detaje për gjendjen shëndetësore të 5 të lënduarve

    Zelensky: Rusia theu një antirekord të çmendur mbrëmë me sulme intensive

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.