Eberechi Eze është lojtar i Arsenalit pas arritjes së një marrëveshjeje verbale mes të gjitha palëve të përfshira.
Crystal Palace do të përfitojë mbi 70 milionë euro, pasi Eze zgjodhi të bashkohet me Arsenalin duke lënë pas ofertën e Tottenhamit.
Ky transferim shënon një fitore të madhe për klubin londinez, i pasi rivali i madh Tottenham, ka qenë në bisedime të avancuara për disa ditë, por nuk kishte arritur të mbyllte marrëveshjen.
🚨❤️🤍 BREAKING: Eberechi Eze to Arsenal, here we go! Verbal agreement in place between all parties.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 20, 2025
Crystal Palace to receive package in excess of £60m as Eze preferred #AFC over Spurs.
Arsenal win race over Tottenham, been in advanced talks for days but never sealed. pic.twitter.com/nUN2gXXjgY
Arsenali përforcohet kështu në mesfushë me një nga talentet më të spikatura të Ligës Premier, duke rritur presionin ndaj rivalëve dhe duke treguar ambiciet për sezonin që ka nisur.
Transferimi pritet të finalizohet zyrtarisht në ditët në vijim, pas përfundimit të detajeve të fundit dhe formaliteteve mes klubeve dhe lojtarit.