Basel nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 në ndeshjen e parë të play-offit në Ligën e Kampionëve
Zviceranët në shtëpinë e tyre barazuan me ekipin danez, Copenhagen.
Ishte Xherdan Shaqiri që kaloi vendasit në epërsi në minutën e 14-të të ndeshjes me një gol nga penalltia.
Në fundin e pjesës së parë, Gabriel Pereira realizoi për të barazuar shifrat.
Situata u përkeqësua për Baselin, kur në minutën e 82-të, Adjetey mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga ndeshja.
Copenhagen realizoi në minutën e 87-të, por goli i Cornelius u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.
Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Danimarkë, teksa fituesi kualifikohet në fazën e ligës në Ligën e Kampionëve, kurse humbësi në fazën e ligës të Ligës së Europës.