Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Dyshime për dronë serbë në Kosovë – KFOR-i dhe Policia intensifikojnë monitorimin

    20/08/2025 23:10
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Mjete ajrore që nuk i përkasin institucioneve të Kosovës e as KFOR-it  para më shumë se një muaj kanë fluturuar mbi të paktën dy institucione shumë sensitive të vendit.

    Këta dronë që dyshohet që janë të Serbisë kanë fluturuar mbi Burgun e Sigurisë së Lartë dhe sipas burimeve të televizionit, madhësia e dronëve, i përngjante dronëve bujqësor.

    Njëra ndër pikat ku dyshohet që dronët serb kanë marr pamje është edhe aeroporti i Dumoshit ku së fundmi është marr në pronësi nga Forca e Sigurisë së Kosovës dhe kjo është njëra ndër pikat më të afërta me kufirin me Serbinë që i takon Ushtrisë së Kosovës.

    Dukagjini posedon këto pamje që nga fillimi i hetimit për këtë rast dhe fillimisht misioni paqeruajtës në Kosovë, KFOR kishte konfirmuar se kanë filluar monitorimin e pastaj duke mos specifikuar detajisht kujt i përkasin, thanë se nuk kanë paraqitur kërcënim për sigurinë.

    “Lidhur me pyetjet tuaja, pas shqyrtimit të çështjes, vëzhgimet tona nuk kanë zbuluar ndonjë kërcënim për sigurinë në zonë. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën në bashkëpunim të ngushtë me palët e interesuara të sigurisë”, kanë thënë nga KFOR-i, raporton RTVDukagjini.

    Për ekzistencën e tyre mbi institucione të Kosovës është njoftuar fillimisht Policia e Kosovës dhe e njëjta në koordinim me KFOR-in po merret me këtë çështje.

    Madje sipas drejtorit të Policisë, ka edhe raste tjera ku janë vërejtur dronët e dyshimtë.

    “KFOR është përgjegjës për monitorimin e hapësirës ajrore të Kosovës. Ka pas disa informacione për fluturime që kanë pa qytetarët dhe ne angazhojmë njësitë tona sipas nevojës por në atë pjesë, nuk kemi pas ndonjë rast që kemi rrëzu ndonjë dronë. Ne e kemi njoftu KFOR-in, ata janë duke u marr me këtë punë dhe ne në bashkëpunim me ta jemi  t’u punu”, ka thënë Hoxha.

    Informata kishte shkuar edhe tek institucioni tjetër përgjegjës për hapësirën ajrore në Kosovë, Aviacioni Civil i Kosovës të cilët poashtu kanë konfirmuar se kanë pranuar njoftimin mbi operimet e pa-autorizuara të mjeteve ajrore pa pilot mbi zonat të cilat i ka përmendur televizioni.

    Ish-aeroportin e Dumoshit, Qeveria e Kosovës ia dha në shfrytëzim para një viti FSK-së me arsyetimin që është e një rëndësie të veçantë strategjike për vendosjen e kapaciteteve ushtarake të vendit në atë hapësirë.

    Ndërsa në Burgun e Sigurisë së Lartë pos shumë të dënuarve, aty gjenden edhe të dyshuarit për terrorizëm në sulmin e Banjskës të vitit 2023.

    Artikuj të ngjashëm

    Vdes gjyqtari i njohur amerikan videot e të cilit u bënë virale në të gjithë botën

    Hamiti për Gërvallën: Rugovistët e VV-së janë dezertorët e partisë së Ibrahim Rugovës, Kurti e quante kolaboracionist

    Shefi i stafit të Zelenskyyt thotë se Ukraina e kujton “gabimin e Budapestit”

    Të Fundit

    Vdes gjyqtari i njohur amerikan videot e të cilit u bënë virale në të gjithë botën

    Dyshime për dronë serbë në Kosovë – KFOR-i dhe Policia intensifikojnë monitorimin

    Hamiti për Gërvallën: Rugovistët e VV-së janë dezertorët e partisë së Ibrahim Rugovës, Kurti e quante kolaboracionist

    Shefi i stafit të Zelenskyyt thotë se Ukraina e kujton “gabimin e Budapestit”

    “Ish-ministri meteor, e riktheu Dadën Razë”- Lladrovci i reagon Tahirit pasi tha se PDK e fiton Drenasin e jo kryetari aktual

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.