Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka dhënë një koment për propozimin e Donika Gërvalles për kryetare të Kuvendit.
Ai tha se “Rugovistët e VV-së janë dezertorët e LDK-së, partisë së Ibrahim Rugovës, të cilin VV-ja e Albin Kurtit e quante kolaboracionist në janar të vitit 2006”, ka shkruar Hamiti në Facebook.