Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Arrestohet zyrtari i Pejës, u filmua duke konsumuar lëndë që dyshohet se janë narkotike dhe me armë në tavolinë

    20/08/2025 22:25
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Policia e Kosovës ka arrestuar një zyrtar të Komunës së Pejës, pasi i njëjti u filmua duke konsumuar lëndë që dyshohet të jenë narkotike dhe me një armë në tavolinë. Fjala është për Luan Gashin, udhëheqës i Sektorit për Çështje Pronësie në Komunën e Pejës.

    Arrestimin e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

    Nikçi bëri me dije se Gashi aktualisht është duke u intervistuar.

    Policia ka bastisur banesën e tij dhe zyrën e punës, ku i është sekuestruar një armë.

    “Me autorizimin e prokurorit të shtetit Policia ka bastisur banesën e të dyshuarit dhe njëkohësisht dhe zyrën e tij të punës me ç’rast është sekuestruar një armë dhe i njëjti është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe për momentin është duke u intervistuar dhe presim që të vlerësoj nga prokurori i shtetit për hapat e mëtutjeshëm”, ka deklaruar Nikçi.

    E pamjet ku shihet ky i fundit që dyshohet se konsumon substanca narkotike, e në tavolinë shihet edhe një revole i ka publikuar Kallxo.com

    Artikuj të ngjashëm

    “Ish-ministri meteor, e riktheu Dadën Razë”- Lladrovci i reagon Tahirit pasi tha se PDK e fiton Drenasin e jo kryetari aktual

    25 vatra zjarri u regjistruan sot në Kosovë, tri ende aktive

    “Hajde te Kosova, aty ku zemra rreh fortë” – Dardanët me thirrje të fuqishme për Leon Avdullahun

    Të Fundit

    “Ish-ministri meteor, e riktheu Dadën Razë”- Lladrovci i reagon Tahirit pasi tha se PDK e fiton Drenasin e jo kryetari aktual

    Arrestohet zyrtari i Pejës, u filmua duke konsumuar lëndë që dyshohet se janë narkotike dhe me armë në tavolinë

    25 vatra zjarri u regjistruan sot në Kosovë, tri ende aktive

    “Hajde te Kosova, aty ku zemra rreh fortë” – Dardanët me thirrje të fuqishme për Leon Avdullahun

    Shënon Shaqiri, Baseli në epërsi ndaj Copenhagen në play-offin e Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.