Deputeti i PDK’së, Abelard Tahiri ka treguar se pse partia e tij ka votuar kundër kandidates së VV për kryetare të Kuvendit, Donika Gërvalla.
Tahiri në emisionin Pressing në T7 tha se PDK ka votuar kundër një njeriu që ka deponuar dosje kundër krerëve të UÇK’së në Gjykatën Speciale.
”Ne Donika Gërvallën e njohim edhe nga një përspektiv tjetër, jo vetëm si vajza e Jusuf Gërvallës. Ajo në një intervistë thotë: Unë kam bërë disa investigime, kam përgatitur dosje për krerët e UCK dhe i kam deponuar aty ku duhet. Ajo pyetet se a i ke deponuar në Gjykatën Speciale ajo thotë: Po”.
Tutje, Tahiri thotë se janë ndjerë të turpëruar kur në Këshillin e Sigurimit, kryediplomati serb, ia kujton Gërvalles se ka qenë një nga njerëzit që kanë kontribuar në këtë Gjykatë.