Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kuvendi del me njoftim për seancën e sotme – si Gërvalla e barazoi Haxhiun pa votën e Shqipe Selimit

    20/08/2025 19:57
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Konstituimi i Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish sot, në seancën e parë pas publikimit të Aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese. Për dallim nga seancat e kaluara, Lëvizja Vetëvendosje propozoi sot dy kandidate për Kryeparlamentare, Albulena Haxhiun dhe Donika Gërvallën. Asnjëra prej tyre nuk arriti t’i marrë votat e nevojshme, pra 61.

    Gërvallën nuk e votoi as deputetja e VV-së, Shqipe Selimi, por prapë, sipas njoftimit të Kuvendit, Haxhiu e Gërvalla u barazuan me vota, nga 57 vota për, 56 kundër dhe tri abstenime.

    Kuvendi i Kosovës ka dalë me njoftim rreth seancës së sotme, ku deputetët dështuan sërish ta konstituojnë Kuvendin.

    Në rend dite ishin vetëm dy pikat e mbetura: zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe zgjedhja e nënkryetarëve.

    Vetëvendosjes që në nisje të seancës iu kërkuar nga Kryesuesi Avni Dehari që të propozojë kandidatin për Kryetar të Kuvendit.

    Në emër të kësaj partie, deputeti Glauk Konjufca propozoi për kryetare të Kuvendit deputeten Albulena Haxhiu.

    Nga 116 deputetë të pranishëm në sallë, sipas njoftimit, për Haxhiun votuan 57 deputetë, 56 ishin kundër, ndërsa tre abstenuan, duke pamundësuar kështu zgjedhjen e saj.

    Dehari kërkoi sërish propozim nga VV, e këtë herë Konjufca e propozoi deputeten Donika Gërvalla Schwarz.

    Sipas njoftimit të Kuvendit, edhe Gërvalla mori 57 vota për, 56 kundër dhe tri abstenime, ndonëse atë nuk e votoi deputetja e VV-së, Shqipe Selimi.

    Selimi e ka konfirmuar se ajo nuk ka votuar për propozimin që Donika Gërvalla të bëhet kryeparlamentare për shkak të postimeve të kësaj të fundit ndaj bashkëshortit të saj, të cilin e quante figurë e botës së krimit.

    “Në përgjigje të interesimit të madh të mediave dhe opinionit publik lidhur me arsyen se pse nuk mora pjesë në votim gjatë seancës së sotme, dëshiroj të sqaroj se mospjesëmarrja ime nuk lidhet me motive partiake. Ajo ka të bëjë me një postim të datës 7 shkurt dhe 25 mars 2020, të cilin po e bashkëngjis në këtë shkrim. Këtë shpjegim po e bëjë për hir të transparencës dhe respektit ndaj opinionit, mediave dhe në veçanti, përkrahësve e votuesve të Lëvizjes Vetëvendosje. I falënderoj për mirëkuptimin kolegët, aktivistët dhe votuesit e Lëvizjes.”, ka sqaruar Selimi.

    Meqë as Gërvalla nuk i mori votat e nevojshme, Dehari e ndërpreu seancën për sot.

    Vazhdimi i saj do të bëhet të premten, në orën 11:00. Nuk dihet nëse VV do të ndërrojë kandidaturat në seancat e ardhshme, ndonëse sipas Aktgjykimit të Kushtetueses, emri i një kandidati mund të hidhet në votim vetëm tri herë.

    Artikuj të ngjashëm

    “Solla paqen mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë”, Trump s’i ndal lapsuset gjeografike

    Donika Gërvalla reagon me fjalët e babait të saj: “Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira, kush u mundue për nder, nder ka gjetë”

    Skenë e pazakontë: Miza ia fiton golfistit britanik 728 mijë dollarë në BMW Championship

    Të Fundit

    “Solla paqen mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë”, Trump s’i ndal lapsuset gjeografike

    Kuvendi del me njoftim për seancën e sotme – si Gërvalla e barazoi Haxhiun pa votën e Shqipe Selimit

    Donika Gërvalla reagon me fjalët e babait të saj: “Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira, kush u mundue për nder, nder ka gjetë”

    Skenë e pazakontë: Miza ia fiton golfistit britanik 728 mijë dollarë në BMW Championship

    Rusia hakmerret ndaj sanksioneve britanike, shton 21 persona në listën e ndaluar

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.