Pas dështimit për t’u zgjedhur si kryepalamentare në Kuvend dhe komentimeve e polemikave të shumta jo vetëm nga deputetët dhe subjektet politike, por edhe opinioni publik, ka reaguar edhe deputetja Donika Gërvalla, shkruan Demos.
Ajo madje të gjithë atyre që e kundërshtuan zgjedhjen e saj në krye të Kuvendit, e ajo që nuk i dha votën ishte edhe bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipja e cila i ka treguare dhe arsyet e saj, iu ka përgjigjur sikur ka thënë ajo me fjalët e poetit që në fakt janë të babait të saj, Jusufit.
Fjalët që i shkroi Gërvalla janë pjesë e një letrë që veprimtari Jusuf Gërvalla, babai i Donika Gërvallës, ia kishte shkruar nënës së tij Ajshes.
Postimi i plotë:
“E thënë me fjalët e poetit:
“Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njeriun.
Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë!”