Pas protestës së fundit e cila është mbajtur kundër padrejtësisë me 7 gusht në Prishtinë ku morën pjesë qindra qytetarë, kjo protestë do të vazhdojë edhe atje ku mbahen ish-krerët e UÇK-së në Hagë, shkruan Demos.
Lajmin për organizimin e kësaj proteste e kanë bërë të ditur nga OVL e UÇK-së në Facebook.
Sipas njoftimit, kjo protestë do të organizohet me 14 shtator në orën 14:00 dhe do të organizohet nga mërgata shqiptare dhe kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së.