Policia e Kosovës ka arrestuar një 20-vjeçar me inicialet A.Gj në Prizren, nën dyshimin për trafikim me lëndë narkotike.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 42 doza qese plastike me substancë tё dyshuar narkotike tё llojit Marihuanë, njё grinder/mulli dhe njё telefon mobil.
“Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’. Lidhur me rastin me aktvendim nga prokurori personi i dyshuar është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.