Sot është bërë e ditur ndarja e parakohshme nga jeta e Gretës Kryeziu, drejtoreshë e shëndetësisë në Kamenicë.
Babai i saj ka ndarë dhimbjen nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij personale, duke shkruar se ka lënë një zbrazëti të pa fundme”.
“Me pikëllim të thellë lajmojmë se vajza ime Greta u nda nga jeta, na la një zbrazëti të pafundme. Faleminderit shumë gjithë atyre që na qëndruan afër këto ditë të vështira“, shkroi ai.
Në reagimin e faqes Zyrtare e Komunës të Kamenicës, i kanë shprehur ngushëllime familjes.
“Me dhimbje të thellë njoftojmë opinionin publik se ka ndërruar jetë Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Kamenicës, znj. Greta Kryeziu. Komuna e Kamenicës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe bashkëpunojnë me Gretën. Humbja e saj është një goditje e madhe për institucionin tonë dhe për komunitetin. Në të njëjtën kohë, shprehim falënderimin më të madh për qytetarët, bizneset dhe bashkatdhetarët që u mobilizuan dhe ofruan mbështetje në ditët më të vështira për Gretën dhe familjen e saj. Duke marrë parasysh rrethanat, ju njoftojmë se mbledhja e fondeve ndalet dhe ju falënderojmë të gjithëve për solidaritetin dhe zemërgjerësinë e treguar”, thuhet në njoftim.