Komuna e Gjilanit, repsektivisht Drejtoria për Arsim, ka informuar mësimdhënësit që janë kandidatë për asamble komunale të pezullojnë marrëdhënien e tyre të punës, ashtu siç kërkohet me ligj. Aty janë sqaruar edhe datat se kur duhet të bëhet një gjë e tillë.
Postimi:
NJOFTIM me rëndësi për mësimdhënësit kandidatë për Asamble në zgjedhjet e 12 tetorit.
Duke u bazuar në dispozitat ligjore në fuqi dhe në afatet e përcaktuara nga KQZ lidhur me fushatën zgjedhore, ju njoftojmë se:
Zyrtarët publikë, respektivisht punonjësit e IEA-ve që janë kandidatë për këshilltarë komunal, janë të obliguar që:
- Të pezullojnë marrëdhënien e punës (pa pagesë) duke filluar nga data 05.09.2025 (7 ditë para fillimit zyrtar të fushatës).
- Ky pezullim vlen deri më 17.10.2025 (5 ditë pas përfundimit të fushatës zgjedhore).