Dy të rinj janë ndëshkuar nga Policia e Kosovës pasi janë kapur në flagrancë duke zhvilluar gara shpejtësie në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, mbrëmjen e së mërkurës.
Sipas Policisë Rajonale të Ferizajt, shoferi L.Q. 19- vjeçar me veturë të tipit BMW dhe targa të huaja, është ndaluar duke marrë pjesë në gara të paligjshme dhe është gjobitur me 1 mijë euro.
Shoferi tjetër, Y.T. (19 vjeç), po ashtu me veturë BMW me targa të huaja, është kapur duke garuar dhe është dënuar me gjobë prej 500 eurosh,ndalim të së drejtës për të drejtuar automjet në Kosovë për 12 muaj, gjobë shtesë prej 500 eurosh dhe masë mbrojtëse (6 muaj ndalim drejtimi), për shkak të një mase mëhershme aktive (10.08 – 09.11.2025), dhe konfiskim të veturës.
Policia apelon tek të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat e komunikacionit, me qëllim të ruajtjes së sigurisë së pjesëmarrësve në trafik.