Qytetarët që po dalin nga Kosova përmes pikës kufitare në Merdarë po përballen me pritje mbi dy orë.
Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje janë regjistruar edhe në pikën kufitare në Jarinjë, ku ato arrijnë deri në 20 minuta.
Në pikat e tjera kufitare, pritjet variojnë nga 5 deri në 10 minuta.