Deputetja e VV-së, Shqipe Selimi-Mehmeti, e cila është bashkëshortja e Rexhep Selimit, nuk e ka votuar sot Donika Gërvallen për kryetare të Kuvendit të Kuvendit.
Pas kësaj ka reaguar deputetja e PDK-së, Blerta Deliu- Kodra e cila deklaroi se edhe Shqipe Selimi e di pse Donika Gërvalla nuk i mori votat sot.
” Por, si u bën 57 vota sot në Kuvend, meqë Shqipja nuk e votoi? Ju lutem, ndalni më këto lojëra e taktika të poshtra manipulimi e kthejuni seriozitetit. Propozojeni një kandidat, i/e cila e dini se i merr votat – e mjaftë më me bllokada!”, shtoi Dekliu-Kodra.
I plotë:
Edhe Shqipe Selimi e di pse Donika Gërvalla nuk i mori votat sot. Por, si u bën 57 vota sot në Kuvend, meqë Shqipja nuk e votoi? Ju lutem, ndalni më këto lojëra e taktika të poshtra manipulimi e kthejuni seriozitetit. Propozojeni një kandidat, i/e cila e dini se i merr votat – e mjaftë më me bllokada!