Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Haxhiu: Nuk ka qenë problem emri im, por problemi është me Vetëvendosjen 

    20/08/2025 13:38
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, pas dështimit të zgjedhjes së saj dhe të të Donika Gërvallës për kryetare të Kuvendit, tha se nuk ka qenë problem emri i saj , por problemi është me Vetëvendosjen, raporton EO.

    “Propozimi i dytë i Vetëvendosjes ishte Donika Gërvalla dhe ne nuk e propozuam vetëm rastësisht. Donika Gërvalla së pari është gruaja e dytë më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe besoj që kjo duhet të këtë rëndësi për të gjithë, sepse janë votat e qytetarëve që kanë përcaktuar këtë rezultat. Është zëvendëskryeministre, është person jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse me Donikën ne kemi pasur një partneritet të shkëlqyer, një bashkëpunim tepër të mirë. Për ne kjo ka shumë rëndësi, siç e kanë përmendur edhe përfaqësuesit e Vetëvendosjes ne menduam se do të kalojë ky propozim. Mirëpo, ja që opozita nuk dëshiron që të ndryshojë qëndrimin. Besoj që kurdo që ndodhin zgjedhjet e jashtëzakonshme do ta marrin goditjen e qytetarëve të Kosovës”, tha ajo.

    “Besoj që sot jeni bindur që nuk ka qenë problem emri im. Problemi është me VV-në, pra opozita bashkë me Listën Serbe, sepse sot edhe një herë u dëshmua që PDK, LDK, AAK, Lista Serbe janë bashkë. Pra ata në vazhdimësi kanë qenë bashkë dhe sot u dëshmua që janë bashkë”, shtoi Haxhiu

    Artikuj të ngjashëm

    Shqipe Selimi e konfirmon: Nuk e votova Donika Gërvallën për shkak të postimeve të saj kundër Rexhep Selimit

    “Figurat e botës së krimit”, ja se çfarë deklaronte Gërvalla për Rexhep Selimin disa vite më parë

    Haxhi Avdyli Nuk e votuan bijën e heroit Jusuf Gërvalla

    Të Fundit

    Bien pritjet e mërgimtarëve te Dheu i Bardhë, rriten në Merdarë

    E kryer, Eberechi Eze do të vesh fanellën e Arsenalit

    Rusia frenon negociatat, ministri i Jashtëm Lavrov kërkon të përfshihet edhe Kina, zhgënjehet Trump

    S’mjafton goli i Shaqirit, Basel barazon me Copenhagen

    Çmimet po “fluturojnë” çdo ditë, ankesat e qytetarëve s’i merr askush parasysh

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.