Lajme

Mihali pretendon se e di që në Kuvend ka deputet nën shantazh, s’tregon kush janë

Koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, e shumëpushtetshmja aty, ka shkruar menjëherë pasi Vetëvendosje nuk arriti ta zgjedh kryetaren e Kuvendit.

Ajo e ka sharë Gjykatën Kushtetuese, ka vjellur vrerë lartë e poshtë, për të pretenduar se e di që në sallën e Kuvendit ka deputet nën shantazh.

E plotë:
Lista Serbe, SDU dhe PDK, LDK, AAK votuan kundër fillimit të konstituimit të Kuvendit.

Edhe njëherë, Gjykata Kushtetuese dështon. Duke e kthyer një proces ku ishte para 4 muajsh vetëm pse u beson eksponentëve të PDK-së apo se iu duhet t’u bindet atyre, Gjyqtarët kushtetues jo vetëm që lanë nam me vobektësinë e arsyetimit që shkruan por edhe u diskretituan thellësisht për rrugën që imponuan.

Votimi i fshehtë u jipte lirinë atyre që janë nën shantazh. E të tillë ka në sallë të Kuvendit.

Por Gjykata Kushtetuese nuk sheh. Ia kanë mbyllur sytë.

Back to top button