Deputeti i Guxo-s, Faton Peci ka reaguar pasi Donika Gërvalla u votua kundër nga partitë e tjera politike.
Përmes një postimi në Facebook, Peci tha se kjo ditë do të mbetet në memorien e tij, pasi siç thotë “PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe u bashkuan kundër mbiemrit Gërvalla”.
Postimi i plotë:
Dita e sotme do të mbetet në memorien time për gjithë jetën.
Jo vetëm për dorën e ngritur kundër Albulena Haxhiut, por sepse pashë me sytë e mi, në sallën e Kuvendit, dorën e ngritur në kor nga PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, kundër që Donika Jusuf Gërvalla, mbesa e Nënës Ajshe të jetë Kryetare e Kuvendit të Republikës.
Të bashkuar kundër formimit të qeverisë, kundër mbiemrit Gërvalla, që është simbol i krenarisë dhe vulë e historisë!