Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Nisin hetimet për aksidentin mes autobusit nga Kosova dhe kamionit në Gjermani – Dëmi material arrin në 150 mijë euro

    20/08/2025 09:44
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit të rëndë që ndodhi pak pas mesnatës në autostradën A8 Salzburg–Mynih, pranë kryqëzimit të Irschenbergut, ku një autobus me pasagjerë nga Kosova u përplas me një kamion me rimorkio.

    Sipas raportimeve të para të policisë, nuk ka prova që të tregojnë për ndonjë defekt teknik në autobus apo në kamion. Hetimi aktual është i fokusuar në zbardhjen e arsyes pse shoferi i autobusit nuk arriti të dallojë mjetin përpara me kohë, çka çoi në përplasjen e fortë me pjesën e pasme të rimorkios. Shoferi, sipas burimeve policore, u përpoq të devijonte majtas në momentin e fundit, por përplasja ishte e pashmangshme, raportojnë mediat gjermane

    Nga aksidenti u plagosën 30 nga 41 pasagjerët që ndodheshin në autobus. Dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë në spital, ndërsa katër të tjerë janë dërguar në klinika për ekzaminime të mëtejshme.

    Dëmi material i shkaktuar nga përplasja vlerësohet në rreth 150,000 euro. Autobusi i dëmtuar është tërhequr nga vendi i ngjarjes, ndërsa kompania e transportit ka reaguar menjëherë duke dërguar një mjet zëvendësues për pasagjerët e padëmtuar. Kamioni i përfshirë në aksident ishte në gjendje të drejtohej deri në një parking të afërt, ku më pas ngarkesa e tij u transferua në një mjet tjetër.

    Ndërkohë, autostrada në drejtim të Mynihut ishte mbyllur për rreth dy orë për të lejuar operacionet e emergjencës dhe pastrimin e plotë të rrugës. Policia dhe shërbimet e emergjencës kanë vlerësuar lart bashkëpunimin mes ekipeve të shpëtimit, duke theksuar ndërhyrjen e shpejtë dhe profesionale që bëri të mundur ofrimin e ndihmës së parë për të lënduarit.

    Artikuj të ngjashëm

    Policia pajiset me radar mobile, shqiptoi 13 gjoba në Prizren 

    Arrestohet 42-vjeçari në Tiranë, e dhunoi një grua dhe tentoi ta digjte në banesë

    Ishte i dënuar me 8 muaj burgim, arrestohet 24 vjeçari në Kaçanik

    Të Fundit

    Bien pritjet e mërgimtarëve te Dheu i Bardhë, rriten në Merdarë

    E kryer, Eberechi Eze do të vesh fanellën e Arsenalit

    Rusia frenon negociatat, ministri i Jashtëm Lavrov kërkon të përfshihet edhe Kina, zhgënjehet Trump

    S’mjafton goli i Shaqirit, Basel barazon me Copenhagen

    Çmimet po “fluturojnë” çdo ditë, ankesat e qytetarëve s’i merr askush parasysh

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.