Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i ftuar në një emision televiziv, ka thënë se Bedri Hamza i kishte treguar para gjashtë muajsh se nuk do të kandidojë për kryetar komune.
Bahtiri u shpreh se Hamza është figurë që i takon politikës në nivel nacional
“Sipas mendimit tim, Bedri Hamza është për nivele të larta politike, ndërsa komuna ka probleme të tjera që lidhen drejtpërdrejt me mirëqenien e qytetarëve”, ka deklaruar Bahtiri.