Një aksident trafiku është shënuar pasditen e së dielës në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur përreth orës 16:30.
Sipas Pllanës, në aksident kanë qenë të përfshirë një motoçikletë dhe një veturë.
“Si pasojë është lënduar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, ka bërë të ditur ai