Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Edhe dy javë për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, deri tani janë regjistruar 5 mijë e 445 votues

    15/08/2025 14:58
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Vetëm edhe dy javë, deri më 29 gusht 2025, kanë mbetur për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës.Deri më tani, ky proces, i cili ka filluar më 23 korrik, ka ngjallur pak interesim, pasi vetëm rreth 5,500 shtetas të Kosovës nga diaspora janë regjistruar për votim me postë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar për Gazeta Express të dhënat e fundit nga procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës.“Deri më sot (e premte, 15 gusht, ora 12:00) përmes platformës elektronike https://diaspora.kqz-ks.org janë pranuar 7,026 aplikime për regjistrim për votim me postë, prej të cilave janë aprovuar 5,445, ndërkaq janë refuzuar 1,581”, tregoi Elezi.Sipas tij, “në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk kanë paraqitur njërin nga dokumentet që dëshmon adresën e tij jashtë Kosovës (dokument identifikues në të cilin është e shënuar adresa e banimit, vërtetim i adresës nga autoriteti lokal, kontratë të qirasë, faturë shërbimesh, dokument i lëshuar nga banka apo kompania e sigurimit, dokument që dëshmon adresën e personit tek i cili qëndrojnë përkohësisht, dëshmi tjetër banimi për rastet specifike (rezervim hoteli, konvikti etj.))”.

    Po sipas të dhënave nga KQZ, komuna me më së shumti votues të regjistruar jashtë Kosovës është Suhareka me 526, Deçani me 442, Dragashi 440 dhe Istogu, Gjakova e Klina me mbi 300 votues të regjistruar.Numri më i madh i votuesve të regjistruar është nga shteti i Gjermanisë (2,767), i pasuar nga ai i Zvicrës (1,121), e të tjera.

    Artikuj të ngjashëm

    Dokumentet e VV’së për kandidatët e Srpska’s, Hamiti: Le të mblidhet Këshilli i Sigurisë t’i shpall terroriste, ne s’i shpallim

    KQZ-ja: Kanë mbetur vetëm edhe 11 ditë për t’u regjistruar për votim jashtë Kosovës

    Orët e fundit për kandidaturat, KQZ mblidhet nesër për certifikim

    Të Fundit

    Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

    Trump: Do t’u bashkohem forcave të rendit që patrullojnë rrugët e Uashingtonit

    Nata e mëngjesi me rrebeshe shiu, e premtja me vetëtimë e bubullima, parashikimi edhe për rajonin

    Stuhi e madhe në Kroaci, raportohen dëme të shumta materiale

    Ahmeti: Lipjani ka dëshmuar qeverisje të mirë e transparente

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.