Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Putin niset për në SHBA, autokolona presidenciale përshkruan rrugët e Alaskës

    15/08/2025 11:59
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, është nisur drejt Shteteve të Bashkuara për samitin historik me presidentin amerikan, Donald Trump, i cili pritet të mbahet në Alaskë.

    Ai shihet se po shoqërohet me masa të rrepta sigurie dhe një autokolonë të blinduar që ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe publikut.

    Pamjet filmike të publikuara nga burime ndërkombëtare tregojnë momentin kur presidenti rus udhëton me një limuzinë të zezë të blinduar, e rrethuar nga një autokolonë mbresëlënëse me dhjetëra automjete. Kolona lëviz me shpejtësi në rrugë të mbyllura për qarkullimin e lirë, të cilat janë siguruar më parë nga forcat vendore dhe federale amerikane.

    VIDEO:

    Në video duken qartë vetura policie që shoqërojnë autokolonën në të dyja anët, si dhe një automjet i bardhë që ngjan me një ambulancë – pjesë standarde e protokollit të sigurisë në raste të tilla. Prania e ambulancës, si dhe e automjeteve të tjera të specializuara, sugjeron gatishmëri maksimale për çdo eventualitet.

    Ky takim në Alaskë pritet të jetë një nga më të ndjeshmit në arenën ndërkombëtare, duke marrë parasysh agresionin trevjeçar rus në Ukrainë.

    Autoritetet amerikane nuk kanë dhënë ende shumë detaje mbi agjendën e takimit, por tema e përfundimit të Ukrainës si dhe ekonomia globale do të jenë në fokus. /Telegrafi/

    Artikuj të ngjashëm

    Lavrov thotë se nuk është planifikuar asnjë takim mes Putinit dhe Zelenskyt

    Një nga kushtet e Putinit: Rusishtja të bëhet gjuhë zyrtare në Ukrainë

    ”Herën tjetër në Moskë”, Putini propozon vendin për takimin e ardhshëm me Trumpin

    Të Fundit

    E dhimbshme: Vdes 25-vjeçari kosovar që ishte asamblist në një qytet të Suedisë

    Imri Ahmeti prezanton kandidaten më të re për Asamble, 18-vjeçaren Fatbardha Hajdari

    Raportohet për disa viktima pasi një autobus turistik u aksidentua në shtetin e New Yorkut

    Moscertifikimi i Listës Srpska, Brukseli: Për keqardhje pozicioni i Vetëvendosjes, do t’i monitorojmë zhvillimet

    Fluks i automjeteve edhe në mbrëmje: Këto janë pikat e kalimeve kufitare ku vazhdojnë pritjet e gjata

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.