Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Asbesti ende prezent në Prishtinë, mbetet shqetësim për qytetarët

    15/08/2025 08:17
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shumë ndërtesa në qendër të Prishtinës mbeten të mbuluara me çati që përmbajnë asbest, një material i njohur për rrezikun që paraqet për shëndetin. Janë bërë shumë fushata për heqjen e këtij materiali kancerogjen, por rezultatet konkrete mungojnë.

    Të dhënat zyrtare tregojnë se në Prishtinë ka mbi 230 mijë metra katrorë çati dhe rreth 70 kilometra gypa ujësjellësi me këtë material.

    Një pjesë e banesave në kryeqytet edhe më tej vazhdojnë të jenë të mbuluara me lesenit, material me përbërje asbesti, i cili vlerësohet i dëmshëm për shëndetin e njeriut.

    Fushata “Prishtina pa asbest”, e nisur vitin e kaluar nga kryetari i Komunës së Prishtinës, kishte për synim largimin e këtij materiali toksik me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Sipas vlerësimeve, rreth 230 mijë metra katrorë në zonën urbane të kryeqytetit janë të mbuluara me asbest, përfshirë këtu ndërtesa banimi kolektiv, shtëpi private dhe objekte publike. Megjithëkëtë, ndonëse ka kaluar kohë, ky material vazhdon të bashkëjetojë me banorët e kryeqytetit.

    Opozita komunale mbetet skeptike se ky projekt do të përmbyllet, duke akuzuar qeverisjen lokale për dështim në mbrojtje të shëndetit publik.

    Ndërkohë, zyrtarë komunalë vënë në pah se përgjatë vitit të kaluar është kontraktuar një kompani e cila ka bërë inventarizimin edhe identifikimin e të gjitha objekteve të mbuluara me asbest, përfshirë edhe shtëpitë private. Sipas drejtorit për siguri dhe emergjenca, procesi i inventarizimit tashmë është përmbyllur, ndërkohë që me procedurat e tenderimit pritet të fillojë largimi, që do të ndahet në tri faza.

    Ulpiana është identifikuar ndër lagjet me më së shumti asbest në kryeqytet.

    Edhe pse i ndaluar në shumë vende të botës, ky material në vendin tonë vazhdon të jetë i pranishëm në infrastrukturë, përfshirë në gypat e ujit dhe në çati të objekteve private e publike, si dhe në spitale e shkolla.

    Situata më shqetësuese mbetet në kryeqytet, ku sipas të dhënave zyrtare, përveç rreth 230 mijë metrave katrorë çati të ndërtesave me përmbajtje asbesti, janë edhe rreth 70 kilometra gypa ujësjellësi me këtë material të rrezikshëm.

    Artikuj të ngjashëm

    Punimet në Rrugën A dhe lidhja me Veternikun, Përparim Rama thotë se Qeveria ua ka shkaktuar një bllokad

    Jeta Statovci, bartëse e listës së Guxo për Prishtinën

    Komuna e Prishtinës financoi strehimore te paligjshme qensh, AUV urdhëron mbylljen e tyre

    Të Fundit

    Moscertifikimi i Listës Serbe, Haxhiu e quan fitore e rëndësishme e demokracisë

    Kryeziu kritikon KQZ-në për moscertifikimin e Listës Serbe: Po cenohet barazia dhe e drejta për garim

    Oferta për paqe e Putinit: Ukraina duhet të heqë dorë nga Donbasi, NATO dhe trupat e huaja

    Presidenca shpall tenderin e ri për planin e fizibilitetit për objektin e ri

    Budapesti ofrohet si vend pritës për një takim Putin-Zelensky

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.