Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Limaj për aktgjykimin e Kushtetueses: Profesionalizëm, por mungon sqarimi për pasojat pas afatit 30 ditor

    13/08/2025 21:37
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese që i hap rrugë konstituimit të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.

    Ai vlerësoi profesionalizmin e gjykatës dhe rolin e saj në avancimin e praktikave juridike, por shprehu shqetësim për mungesën e sqarimit rreth pasojave në rast të moskonstituimit të Kuvendit brenda afatit të caktuar.

    “Ende nuk e kemi aktgjykimin në tërësi që ta lexojmë. Njoftimi që ka lëshuar tregon profesionalizmin e Gjykatës Kushtetuese dhe njerëzve që janë aty,” tha Limaj në një intervistë për Debat Plus në Dukagjini.

    Sipas tij, ky vendim është një pasurim i mëtejshëm për sistemin juridik dhe institucional të Kosovës, veçanërisht për çështjet që lidhen me funksionimin e Kuvendit dhe procesin e zgjedhjes së kryetarit të tij.

    “Gjykata me këtë aktgjykim, për neve që merremi me politikë dhe drejtësi, e pasuron praktikën tonë juridike dhe institucionale, dhe tregon se çka do të thotë pa afat”, tha Limaj.

    Ai theksoi se, që nga aktgjykimi i 26 qershorit, afatet kushtetuese nuk janë respektuar për shkak të veprimeve të jashtëligjshme të deputetëve dhe komisioneve parlamentare.

    “Dhe për sa kohë deputetët s’kanë pas mundësi votimi, praktikisht s’ka mund me ushtru detyrën. Veprimet kanë qenë të jashtëligjshme. Në dy ditët e fundit (para përfundimit të afatit) e dhash atë qëndrim duke parë situatën, isha e bindur se afatet s’ishin përdorur, dhe mendova që Gjykata do të marrë këtë vendim sepse s’ka rrugë tjetër. Një muaj ditë kemi qenë në situatë joligjore, prandaj edhe s’ka ec afati kushtetues”, ka thënë Limaj.

    Çfarë ndodh tani pas udhëzimeve të Kushtetueses për krijimin e Kuvendit?
    Lexo po ashtu
    Çfarë ndodh tani pas udhëzimeve të Kushtetueses për krijimin e Kuvendit?
    Limaj theksoi se Gjykata nuk ka të drejtë të vendosë sanksione, por e kritikoi mënyrën se si është zhvilluar procesi në Kuvend, veçanërisht devijimin nga rendi i ditës dhe rregullorja nga ana e kryesuesit të seancës, Avni Dehari.

    “Kryesuesi ka bërë devijim nga rendi i ditës, ka devijuar rregulloren e Kuvendit. Nuk mund të ketë sanksionim, Gjykata Kushtetuese nuk jep sanksione”, u shpreh Limaj.

    Ai tha se vendimi i fundit është një lloj vazhdimi i aktgjykimit të vitit 2014, por kësaj radhe me më shumë qartësi për sa i përket afateve, edhe pse pa ndonjë përcaktim të qartë për pasojat.

    “Është një shtesë e aktgjykimit të 2014-ës, sepse atëherë nuk ka përmendur afate. Unë këtë aktgjykim e shoh edhe pas katër viteve, që të mos kemi telashe të njëjta”, theksoi kryetari i Nismës.

    Duke iu referuar rastit aktual ku Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar të zgjedhë kryetarin e Kuvendit, Limaj theksoi dallimin mes të drejtës për të propozuar dhe aftësisë për të zgjedhur.

    “Ne kemi keqkuptuar këtu… propozimi dhe e drejta janë dy gjëra të ndryshme. Partia e parë ka të drejtë për të propozuar, por për të zgjedhur duhet t’i kesh votat”, tha Limaj.

    Ai shtoi se Vetëvendosje ka të drejtë të propozojë cilindo nga deputetët e saj për postin e kryekuvendarit, por duhet të ndërtojë konsensus për të siguruar shumicën.

    “Partia e parë propozon tri herë një kandidat, nuk kalon – e ndërron kandidatin. LVV ka të drejtë t’i propozojë të gjithë deputetët e saj për kryekuvendar”, theksoi Limaj.

    Limaj e u shpreh se kishte pritur që aktgjykimi të përfshinte edhe pasojat juridike nëse nuk respektohet afati 30-ditor.

    “Unë kam pritur që aktgjykimi ta ketë edhe një shtesë, pasojën juridike. Gjykata nuk ka treguar se çka ndodh pas 30 ditësh”, tha Limaj.

    Artikuj të ngjashëm

    Limaj: Zgjedhjet parciale provokojnë situata tjera

    Limaj: Nisma ka votë për kryeparlamentarin, vetëm nëse ka marrëveshje politike

    Limaj tregon nëse ka pasur tjetër takim me Kurtin

    Të Fundit

    Gërvalla i kundëpërgjigjet Qunit: Komandant, ku e le besnikërinë ndaj Tahir Zemajt, Isuf Haklajt, e Sebahate Tolajt

    Trump deklaroi se kanë filluar përgatitjet, Lavrov: S’është planifikuar asnjë takim mes Putinit dhe Zelenskyt

    Saathoff: Gjermania planifikon të ndihmojë Kosovën në rrugën drejt BE-së

    Zelensky: Rusia po bën gjithçka për të ndaluar takimin me Putinin

    Ukë Blakaj prezanton kandidatët e tij: Istogut i duhet ndryshimi – VIDEO

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.