Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    FIFA ia bllokon merkaton Feronikelit, nuk paguan borxhin ndaj Bedri Grecës

    17/07/2021 12:32
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Futbollisti shqiptar, Bedri Greca ka fituar gjyqin kundër ish kampionit të Kosovës në futboll, KF Feronikelit. 

    Insporti ka raportuar javë më parë se Greca ka fituar gjyqin ndaj ish kampionit të Kosovës dhe në rast të mos kryerjes së obligimeve ndaj tij do t’i bllokohet afati kalimtar i transferimeve (merkato).

    Feronikeli pas humbjes së gjyqit ishte I detyruar të paguajë shumën e mbetur borxh të pagave brenda 40 ditëve. 

    Klubi nga Drenasi nuk ka përfillur vendimin e FIFA-s duke mos zgjidhur çështjen e Grecës dhe nga sot (e shtunë) i është bllokuar afati kalimtar I transferimeve (merkato), pra nuk do të mundet të regjistrojë futbollistë të rinj në skuadër për sezonin e ri.

    Greca ishte pjesë e Feronikelit këtë sezon deri në ardhjen e trajnerit shqiptar Klodian Duro.

    Mesfushori sulmues së bashku me disa futbollistë tjerë u larguan nga skuadra për shkak të keq menaxhimit të Duros, i cili në fund të sezonit u shkarkua nga ish kampioni.Ish futbollisti i shumë skuadrave shqiptare, në dhjetë paraqitje me Feronikelin këtë sezon shënoi tre gola dhe dhuroi një asist.

    Greca, 30 vjeçar, është duke u përgatitur për sezonin e ri dhe ende nuk ka arritur marrëveshje me ndonjë skuadër.

    Artikuj të ngjashëm

    UEFA dënon Kosovën me 13 mijë e 250 euro, Jasharin me dy ndeshje 

    Zbulohet trofeu i Kupës së Botës për Klube

    Infantino mirëpret Osmanin në zyrën e FIFA-s

    Të Fundit

    Rutte bën paralajmërimin e frikshëm: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme të Xi dhe Putin 

    Tmerr në Antalia, luani del nga kafazi dhe sulmon një familje në park 

    Redžepit i besohet edhe një mandat nga partia boshnjake

    Trump për përmbytjet në Teksas: Një tragjedi e paimagjinueshme

    Bajrami: LVV po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.