Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Haziri: Nuk ndërtohet shumica parlamentare me pazare dhe korrupsion politik

    12/08/2025 23:21
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka treguar se në një rast të kaluar ka pranuar që ta jap votën e tij për formimin e Kuvendit pa asnjë kusht, duke iu referuar situatës kur Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kishte deklaruar se i kishte votat për Qeveri, por i mungonte një votë për Kuvend.

    Haziri tha se ka qenë i gatshëm ta jepte votën e tij vullnetarisht, pa vendosur ndonjë kusht politik.

    “E di që është thënë se i kam votat për Qeveri, por më duhet edhe një votë për Kuvend. Kam qenë unë ai i cili kam thënë se e jap votën edhe atë pa kushte,” tha Haziri.

    I pyetur nëse ka pasur ndonjë tentativë që dikush ta kontaktojë për këtë votë, Haziri u shpreh se kjo nuk ka rëndësi, por theksoi se mënyra se si është ndërtuar shumica parlamentare ka lënë të kuptohet për një “korruptim politik”.

    “Nuk ka kurrfarë rëndësie kjo, por problemi është se me vetë faktin se si është ndërtuar shumica parlamentare që në fillim të lenë me kuptu korruptim politik. Me vetë faktin që nuk ka marrëveshje politike… Unë besoj që partia e parë e ka shumë lehtë të krijojë marrëveshje politike me grupe të vogla, me individ dhe me deputetë, por jo me mënyra të tjera,” tha ai në Tëvë1.

    Haziri theksoi se vota duhet të jetë pjesë e një marrëveshjeje politike dhe jo e pazareve të interesit personal.

    “Kur veç ti tani ia jep votën vet, ia jep votën dhe pastaj thonë ‘këtë e kemi ble me çmim ministri, me çmim tenderi, e ku ta di unë çka’. Nuk duhet të luftohet për të krijuar shumicë parlamentare me këmbim të tillë,” tha ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Abdixhiku e uron Zhegrovën pas transferimit në Juventus: Të priftë e mbara Edon, vazhdo të na bësh krenarë

    Lushaku-Sadriu: Çmimi i librave arrin 110 euro, subvencioni prej 80 eurosh nuk mjafton

    Publikohen pamjet nga LDK dega në Vushtrri: Asfalti i çarë një ditë pasi iu pre shiriti

    Të Fundit

    Tahiri numëron problemet në Kosovë: Shteti në pushim, qytetarët në hall – kryeministrit i konvenon

    Juristët: Kriza parlamentare po çon Kosovën drejt zgjedhjeve të reja

    Plagoset në aksident ish-kryetari legjendar i New York-ut, mbështetësi i çlirimit të Kosovës

    Tre të lënduar nga një konflikt mes dy grupeve në Korçë

    Ukraina po planifikon sulme të reja thellë brenda Rusisë – thotë Zelensky

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.