Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Një i vdekur e 10 të lënduar nga aksidenti në Komoran

    11/08/2025 21:17
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një person ka vdekur e 10 të tjerë kanë pësuar lëndime nga aksidenti i sotëm në Komoran.

    Kjo u bë e ditur nga drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla i cili deklaroi se një person ka shkuar në spital pa shenja jete.

    “10 të lënduarit janë duke u trajtuar në Qendrën Emergjente në QKUK. Dy prej të lënduarve janë me lëndime të rënda, njëri prej të cilëve është në gjendje jo stabile, ndërsa tjetri gjendjen e ka stabile” – ka thënë Syla.

    Rasti u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës ku sipas zëdhënësit të Policisë, Daut Hoxha, në aksident janë përfshirë gjashtë automjete dhe ka disa persona të lënduar.

    “Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, ndërkohë që janë njoftuar edhe ekipet e emergjencës mjekësore dhe njësia e zjarrfikësve, të cilat kanë reaguar për t’u ofruar ndihmën e nevojshme personave të përfshirë dhe për menaxhimin e situatës”, ka deklaruar Hoxha.

    Artikuj të ngjashëm

    Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë

    Tre të lënduar nga aksidenti në Mitrovicë, policia jep detaje

    Dy të lënduar nga aksidenti në Prishtinë

    Të Fundit

    Gucati: Do t’i çojmë 400 vetë në Hagë për të protestuar më 12 shtator, shumë të tjerë nga Shkupi e Tirana do të vijnë me avionë

    Gjyqtari “më i mirë në botë” do ta drejtojë ndeshjen mes Zvicrës dhe Kosovës

    Në tri ditët e ardhshme do të mbyllen përkohësisht rrugët kryesore të Kosovës

    Dafina Zeqiri poston pamje: Kështu po duket trupi i saj pas lindjes

    FSK-ja po e realizon ushtrimin “Ujku Shigjetë”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.