Deputetja nga radhet e Lëvizes Vetëvendosje,Jeta Statovci, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykates Kushtetuese,duke thënë se gjykata po i grabit kompetencat që i takojnë vetëm Kuvendit të Republikës së Kosovës.
“Por, nëse Gjykata Kushtetuese ka filluar të rishkruaj Kushtetutën, ne nuk kemi ku të drejtohemi për këtë sqarim në Kosovë, përveç te populli. Demokracia nuk mund të pezullohet me manipulime procedurale e interpretime që i përshtaten politikave ditore. Ka ndodhur edhe më herët, që pak grupe të interesit kanë marrë kurajo të sfidojnë një popull, dihet epilogu. E kush nuk mëson nga historia, i përsëritet.”,u shpreh Statovci në postimin e saj.
Tutje,Statovci kritikoi edhe kufizimin për propozimin e kandidatit ët njëtë për vetëm tre herë.
“S’mund të mbyllim sytë para faktit që ky dispozitiv nuk mbështetet në asnjë nen të Kushtetutës. As në praktikë, as në logjikë kushtetuese, nuk ekziston kufizimi që një kandidat për Kryetar Kuvendi të mund të propozohet vetëm tri herë. Përkundrazi – vetë aktgjykimet e mëparshme e kundërshtojnë këtë logjikë.”, tha Statovci.