Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka përsëritur se ndaloi një konflikt së fundi në Kosovë.
Sipas tij me këtë veprim kanë shpëtuar shumë jetë.
Gjatë fjalimit të ceremonisë në “Samitin e Paqes” mes Azerbajxhanit dhe Armenisë të premten në Shtëpinë e Bardhë, Trumpi iu rikthye, siç tha ai, përpjekjeve të tij si lider për paqen në botë
Teksa fillimisht përmendi konfliktin Indi-Pakistan dhe më pas Kongo e Ruanda dhe Tajlanda-Kamboxha, Trumpi foli edhe për rrezikun për konflikt në Kosovë.
“Serbia dhe Kosova. Ndalëm diçka që ishte gati të niste. Nuk na pëlqente aspak dhe shpëtuam shumë jetë”, u shpreh presidenti amerikan.
Kohëve të fundit presidenti amerikan e ka përsëritur shpesh se ka ndikuar në shpërthimin e një konflikti ndërmjet Kosovës e Serbisë.