Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Zgjedhjet e 12 tetorit, KQZ fton diasporën në takime informuese nga 11 deri më 29 gusht

    08/08/2025 21:00
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Duke filluar nga data 11 gusht dhe deri më 29 gusht 2025, gjatë ditëve të punës (e hënë – e premte), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mirëpresë në takime qytetarët nga diaspora që në këtë periudhë ndodhen në Kosovë.

    Gjatë këtyre ditëve, nga ora 11:00 – 14:00, shtetasit e Kosovës që jetojnë në diasporë, mund të vizitojnë selinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe zyret e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve për t’u informuar për procesin e Zgjedhjeve Lokale, me theks të veçantë për regjistrimin dhe votimin jashtë vendit.

    KQZ njofton se është duke vazhduar periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim me postë në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.

    Kjo periudhë, e cila ka filluar më 23 korrik, do të përfundojë më 29 gusht 2025.

    Deri në përfundim të afatit, të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Aplikimi për regjistrim duhet të jetë individual dhe mund të bëhet:

    1.     përmes platformës elektronike të KQZ-së https://diaspora.kqz-ks.org ose

    2.     përmes postës duke dërguar aplikimin në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.

    Për dallim nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, në Zgjedhjet Lokale votimi jashtë vendit realizohet vetëm përmes postës, pasi në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme përcaktohet se votimi në përfaqësi diplomatike nuk aplikohet në këtë lloj zgjedhjesh.  

    Periudha e votimit përmes postës do të fillojë më 17 shtator dhe do të përfundojë më 11 tetor 2025. Kjo periudhë do të vlejë vetëm për shtetasit që do të arrijnë të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së regjistrimit (23 korrik – 29 gusht 2025).

    Selia qendrore e KQZ-së ndodhet në rrugën “Migjeni”, nr. 21, ndërkaq, adresat e 38 Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve mund t’i gjeni këtu: https://kqz-ks.org/adresat-e-zyrtareve-komunal/

    Artikuj të ngjashëm

    Azerbajxhani dhe Armenia nënshkruajnë marrëveshjen historike për paqen, Trump: Më në fund ja dolëm

    Dy të vdekur në Itali pasi konsumuan sendviq me brokoli të helmuar, kontrolle në të gjithë vendin

    Pritja para selisë së LDK-së, Abdixhiku mërgimtarëve: Mirënjohje që na nderuat, mirë se keni ardhur në shtëpinë tuaj

    Të Fundit

    Azerbajxhani dhe Armenia nënshkruajnë marrëveshjen historike për paqen, Trump: Më në fund ja dolëm

    Dy të vdekur në Itali pasi konsumuan sendviq me brokoli të helmuar, kontrolle në të gjithë vendin

    Pritja para selisë së LDK-së, Abdixhiku mërgimtarëve: Mirënjohje që na nderuat, mirë se keni ardhur në shtëpinë tuaj

    Trump: Marrëveshja për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë do të përfshijë “shkëmbim territoresh”

    Rast i dhimbshëm, Afrim Ismaili vuan nga tumori në shtyllën kurrizore: Frika ime s’është vdekja por po e lë djalin e gruan pa kulm mbi kokë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.